Ekskluzive/ Tre emrat që transferohen nga Korabi te Erzeni, arsyeja është trajneri Bubeqi

Ekipi i Erzenit do të përforcohet me tre prurje të reja në këtë merkato të verës. Bëhet fjalë për futbollistët që i përkasin të gjithë Korabit, duke marrë këtë vendim të ri për karrierën e tyre. “Sport Ekspres” mëson se Rigers Karaj, Xhuljan Reci dhe Ardit Osmani do të jenë futbollistët më të rinjë të Erzenit.

Ndërkohë që pritet vetëm zyrtarizimi i tyre, një dorë të madhe për këto lëvizje ka trajneri i mirënjohur Dorjan Bubeqi. Ky i fundit ka drejtuar më herët me Korabin, duke punuar me lojtarët në fjalë dhe duke i njohur më së miri aftësitë e tyre. Për këtë arsye i ka kërkuar edhe në skuadrën në të cilën po punon aktualisht që të forcohet sa më tepër për të nisur edhe përgatitjet për sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online