Jehona e Egbosë “vendos” trajnerin e Trabzonsporit, përsëritet i njëjti model suksesi në Turqi si te Tirana

Nga Klaudio Ndreca

Emanuel Egbo mori vëmendjen e gjithë Europës pas suksesit të arritur me Tiranën në kampionatin shqiptar. Si kurrë më parë një trajner kampion i Superiores do të kishte interesin e mediave më të njohura jashtë vendit tonë. Kjo për shkakun se Egbo ishte trajneri i parë afrikan që arrinte të fitonte titullin kampion në Europë. Vetëm pak orë më parë edhe Trabzonspori e ka zyrtarizuar trajneri e ri. Bëhet fjalë për Eddie Newton, ndërsa në mediat turke bëhet edhe një lidhje me suksesin e Egbosë. Në fakt flitet thuajse për të njëjtin model suksesi.

Trabzonspori do të shkarkonte trajnerin që duhej ta dërgonte te titulli kampion, por me ndryshimin e vetëm se vendimi erdhi në ndeshjen e parafundit të kampionatit, kur gara ishte mbyllur. Deri në atë moment Newton ishte ndihmës i Huysein Cimsir, pra pjesë e stafit. Në ndeshjen e fundit Trabzonspori arriti të fitonte 1-2 ndaj Kaysespor dhe mbi të gjitha në finalen e Kupës të luajtur kundër Alanyaspor u fitua në shifrat 2-0.

Kaq ka mjaftuar që Trabzonspori ta zyrtarizojë nga trajner të përkohshëm me dy takimet e fituara në teknikun e ri që do të drejtojë ekipin edhe në sezonin e ardhshëm. Këto raste suksesi ndihmojnë edhe në luftën kundër racizimit në Europë, një “sëmundje” e hershme që mbetet ende prezente, me Egbo që bëri jehonën e madhe për të kuptuar se gjithëkush meriton shansin e tij dhe pa pasur paragjykime. Newton ka qenë gjithashtu edhe ndihmësi i Di Mateos në kohën kur ky i fundit drejtoi Chlesean. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online