As kur dyert e katalanasve ishin të hapura nga të katërta anët, zbulohet plani i Barcelonës me Rei Manajn

“Po firmos me Barcelonën B me dëshirën dhe objektivin për të shkuar në ekipin e parë”. Kur Rei Manaj tha këto fjalë gjatë prezantimit me fanellën e katalanasve, shumëkush buzëqeshi dhe me ironi i treguan sulmuesit shqiptar që e tejkaloi fantazinë.

Por papritmas nisën grumbullimet radhazi të Manajt me ekipin e parë, përfshirja e tij në listën në “Champions League” dhe “qershia mbi tortë” ishin fjalët e Setien, teksa e ftoi për herë të parë në listën e futbollistëve që do të ishin të gatshëm ndaj Getafes: “Ka karakteristika që i mungojnë ekipit tonë”.

Pra Manaj kishte aftësi dhe cilësi që e bënin Barcelonën më të plotë! Në fakt, ky pohim nuk kishte edhe shumë për të çuditur pasi fati e priti me të dyja duart lojtarin kuqezi. Përpara rënies së Koronavirusit, Manaj ishte i vetmi sulmues pykë i Barcelonës A dhe asaj B.

Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur një situatë e tillë te katalanasit. Nëse një futbollist do të grumbullohej në ekipin e parë të Barcelonës në kushte normale, atëherë duhej të kishte treguar një formë fantastike dhe të kishte shënuar gola me shumicë për të paktën në dy sezone.

Por Manaj ishte rasti i përjashtimit, teksa me vetëm një gol të realizuar nga penalltia e gjeti veten mes yjeve të futbollit. Një arritje e madhe që nuk kulmoi me debutimin në fushën e lojës, ndërsa me rënien e pandemisë dhe mbylljen e kampionatëve, morën edhe fund shanset për një gjë të tillë. Barcelonës i’u kthyen shumë futbollistë nga dëmtimet dhe mbi të gjitha Luis Suarez, duke ia bërë të pamundur Manajt realizimin e dëshirës.

Ky i fundit u kthye sërish me ekipin B duke realizuar edhe një gol tjetër, por duke mos bindur plotësisht drejtuesit. Dy gola përgjatë gjithë sezonit dhe njëri prej tyre i ardhur nga penalltia janë shumë pak për të fituar besimin e një ekipi si Barcelona. Mediat në Spanjë raportojnë edhe planin e katalanasve sa i përket ekipit B. Tre prej lojtarëve janë nxjerrë në shitje prej aty pasi nuk janë më në planet e skuadrës ku përfshihet Rei Manaj, Matheus Pereira dhe Ludovit Reis. Mbetet ende të shihet se ky do të jetë aventura e re e këtij futbollisti, por gjasat janë vërtet shumë të pakëta që ta shohim sërish me të njëjtën fanellë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online