Ekskluzive/ “Trajneri i Partizanit qeshte pas ndeshjes, ishte ofendim për tifozët”! Dritan Dervishi: Një Ferrari nuk drejtohet dot nga një shofer karroce

Partizani e humbi derbin e djeshëm ndaj Tiranës me shifrat 0-2, pavarësisht se po luante me një lojtar më tepër se kundërshtari. Shumë pika të dobëta janë vërejtur tek të kuqtë në këtë përballje, ndryshe nga ajo nisje e kampionatit. Ndërkohë në një prononcim për “Sport Ekspres”, Dritan Dervishi, është shprehur se trajneri Kolela nuk ia kupton rëndësinë këtij dueli dhe buzëqeshja pas ndeshjes ishte një ofendim për tifozët. Asnjë dyshim kur bëhet fjalë për teknikun që duhet të drejtojë këtë Partizan, skuadra duhet t’i besohet Shpëtim Duros.

“Derbi i humbur është leksioni i trajnerit Shehi kundër trajnerit Kolela. Partizani e humbi derbin pa hyrë në fushë, isha i bindur që kështu do të ndodhte. Është ekip i ndërtuar keq dhe Demi duhet të kërkojë llogari për merkaton e dobët që është bërë, për futjen e lojtarëve që janë jashtë forme. Të gjithë e dimë ku është problemi te Partizani, presidenti e di. Por asnjë nuk ka kurajo të dali përballë opinionit dhe ta zgjidh problemin. Duhet t’i kërkojnë falje tifozëve, ishte ofendim kjo ndeshje.

Trajneri akoma nuk e kupton se çfarë do të thotë derbi, por del duke qeshur pas ndeshjes dhe thotë pa përgjegjësi që…”lojtarët nuk më dëgjuan”. Partizani është ekip i madh, por një Ferrari nuk mund të drejtohet nga një shofer karroce. Cdo vit shpenzohen miliona, askush nuk mban përgjegjësi. Familjes Demi nuk i tregojnë të vërtetën, por çfarë të mbjellësh, atë do të korrësh. Tani të ulin kokën, të punojnë dhe të lidhin pakt me tifozët që të fitojnë titullin. Unë mendoj se Shpëtim Duro është i duhuri për Partizanin, boll më me justifikime”, tha Dervishi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online