Ekskluzive/ “Ky derbi ishte më i bukur edhe se fitorja 7-3 ndaj Partizanit”! Agustin Kola: Shpirti i Tironës u tregua, më la pa fjalë…Xhixha

Tirana arriti një fitore të madhe ndaj Partizanit në derbi. Bardheblutë ia dolën që të triumfonin me shifrat 2-0, pavarësisht se ishin me një lojtar më pak. Por këtë herë kishim një derbi të vërtetë, jo vetëm në tribuna. Zakonisht jemi mësuar që duele të tilla të jenë të pasura në shkallët e stadiumit dhe të varfëra në fushën e lojës, pa prodhuar emocione.

Këtë herë kishim një tjetër histori. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, legjenda e futbollit shqiptar, Agustin Kola, e vlerëson këtë derbi mbi të gjithë. “Ky derbi ishte më i bukuri, më ka lënë shumë shije të mirë. Nga të gjithë derbit që unë kam luajtur dhe kam parë, veçoj këtë dhe atë fitore kundër Partizanit me shifrat 7-3. Madje mund të themi se ndeshja dje ishte edhe më e bukur.

Ishte më e bukur se ishte e luftuar në fushën e lojës dhe atmosfera që prodhuan tifozët në shkallët e stadiumit ishte e mrekullueshme. Duhet që t’i falenderojmë ata tifozë. U dallua shpirti i Tironës, prandaj më ka pëlqyer. Ishte një grup i fortë i lojtarëve që bëri diferencën. Por dua të veçoj edhe Xhixhën. E mrekullueshme ajo që bëri, për mua ishte fenomenal, më la pa fjalë. Të humbasësh një penallti në derbi, menjëherë të rëndon në gjendjen psikologjike. Megjithatë ky lojtar u ngrit dhe bëri diferencën i vetëm”, u shpreh Kola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online