Ekskluzive/ “Teknikisht Uzuni i ka gola ato raste, por kujtoi se ishte pozicion jashtë loje”! Luga nuk kërkon dramën: Kështu do të humbisnin edhe të tjerët me Anglinë

Shqipëria ka humbur me shifrat 5-0 në transfertë ndaj Anglisë. Kuqezinjtë përjetuan makthin në Wembley, teksa pësuan të gjitha golat brenda 45 minutave. Por sigurisht që në atë rezultat kishte ndikim dalja nga fusha e blertë e Marash Kumbullës dhe Keidi Bares, brenda pak minutash.  Duke i bashkuar edhe mungesën e Gjimshitit, Shqipëria nuk ishte gati për Anglinë. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, trajneri Ergys Luga ka komentuar edhe rastin e pastër që u shpërdorua nga Myrto Uzuni.

“Humbja ndaj Anglisë e ka interpretimin brenda saj. Nuk duhet të harrojmë se u prishën ekuilibrat që në fillim me dy dëmtime, ishte e interpretueshme dhe e pranueshme. Edhe nëse do të ishte një ekip me nivel më të lartë se Shqipëria, nëse do të humbte dy lojtarët që kanë për detyrë që të mbajnë ekuilibrat e skuadrës, do të ishte e njëjta humbja. Kështu Anglia ishte në ditën e saj më të mirë, ndërsa Shqipëria ishte në ditën më të keqe. Mendoj se duhej të bëhej më mirë me presingun, nuk e shfrytëzuam. Rasti i Uzunit? Kujtoi se vinte nga pozicioni jashtë loje, e nënvlerësoj rastin, por ka shumë cilësi të mira dhe ato raste i ka gjithmonë gol”, ka thënë Luga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online