Ekskluzive/ Sundimi i Skënderbeut u mbyll me një vendim! A do të kemi uljen e dënimit në Europë? Takaj reagon për zërat e fundit

Skënderbeu sundoi për një kohë të gjatë në futbollin shqiptar, deri në momentin kur mori dënimin e madh me akuzën e trukimit të ndeshjeve. Pavarësisht tentativave për të hedhur poshtë çdo pretendim kundër tyre, u la i paprekur vendimi për dënimin me 10 vite mungese në arenat europiane.

Për ta shlyer këtë dënim, Skënderbeu duhet të siguronte në 10 sezone të ndryshme arritjen në Europë për të shlyer vitet. Por së fundmi “Panorama Sport” ka siguruar informacionin se dënimi i Skënderbeut është konvertuar nga 10 vite në pjesëmarrje në Europë, në 10 sezone. Kjo do të thotë nuk kishte më rëndësi vendi që do të zërë Skënderbeu në Superiore.

Edhe nëse ky klub do të renditej në mesin e tabelës do të quhet një vit i shlyer. Pra Skënderbeut i kishin mbetur edhe 5 vite nga shlyerja e dënimit me llogaritjen e re, e jo 7 vite arritje në vendet europiane. Për më tepër u përfol edhe për përgjysmimin e këtyre viteve të mbetura me anë të gjobës.

Ndërkohë “Sport Ekspres” është përpjekur që të kontaktojë me presidentin e skuadrës së Skënderbeut, Ardian Takaj. Ky i fundit ka hedhur poshtë hipotezën e re dhe ka mohuar gjithçka sa i përket një lehtësimi të ri të dënimit për Skënderbeut, duke lënë të kuptohet se do të vazhdohet me dënimin ku kërkohen edhe 7 vite pjesëmarrjen në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online