Ekskluzive/ “Aralica ka potencial, nuk ka nevojë të flasësh për Latifin”! Gurishta paralajmëron Teutën me “shuplakën” e Laçit

Pesë gola të shënuara në transfertën e Laçit dhe një shuplakë e parë që tregon forcën e kësaj skuadre, veçanërisht në aspektin sulmues. Vllaznia e ka nisur me “mentalitet gjerman” në Superiore, duke mos pasur mëshirë ndaj kundërshtarëve. Sigurisht, nuk mund të harrojmë atë fitore në shifrat 9-0 ndaj Besës së Kavajës në miqësore.

Nëse jepet rasti për të goditur edhe kur gjendesh në tokë, gjermanët e bëjnë pa e menduar dy herë. Pas fitores në shifrat 3-5 ndaj kurbinasve, Vllaznia do të ndeshet kundër Teutës. Histori të vjetra dhe të freskëta kanë këto dy skuadra, që në rastin më të mirë mund të themi se nuk ka ndonjë atraksion të veçantë dhe dashuri të madhe për njëra-tjetrën.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar me Erdenis Gurishtën përpara kësaj ndeshje. Lojtari më i rëndësishëm i Vllaznisë në sezonin e shkuar, tërhoqi menjëherë vëmendjen dhe tregoi se do të drejtojë shkodranët edhe në këtë sezon me golin që kthehu kahun e fitores ndaj Laçit.

“E kemi nisur shumë mbarë kampionatin. Arrita të shënoj gol dhe kemi marrë tre pikë në një transfertë shumë të vështirë si ajo e Laçit. Kënaqsi është shumë e madhe, por është vetëm java e parë dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Sigurisht që ka vend për përmirësime. Të pësosh tre gola janë pak si shumë për ne. Do analizojmë ndeshjen dhe do mundohemi që ato gabime.

Aralica është një sulmues shumë potent dhe luftarak. Mendoj se do ta ndihmojë shumë në këtë sezon. Duke ndihmuar ekipin dhe ekipio e ndihmon atë në të ardhmen. Latifi? Nuk ka nevojë të flasësh për aftësitë e Liridonit. Jam shumë i lumtur që është pjesë e jona. Dalëngadalë po kthehet në formën e tij më të mirë.

Rivaliteti me Teutën dihet, por kjo do të jetë ndeshje ndryshe nga ajo e Superkupës. Sigurisht që na erdhi keq që e humbën ndeshjen në atë mënyrë, por e kemi lënë pas krahëve atë humbje dhe jemi të motivuar të përsërisim suksesin e Laçit. Na presin dy ndeshje të forta, por për momentin nuk e mendojmë Partizanin dhe gjithë vëmendja është te Teuta”, ka thënë Gurishta. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online