Ekskluzive/ “Që të ndihen të qetë te Laçi”, Shpëtim Duro reagon pas fjalëve të Pashk Laskës: E deklaroj publikisht, ishte…

Ekstreme të shumta përjetohen në Shqipëri sa i përket futbollit, si në Kombëtare dhe në klube. Pas një fitore të arritur e gjen veten në qiell dhe pas një humbje, “nëntokë”. Kjo ndodhi edhe me Laçin në Conference League. Shumë krenari e dhuruar në tre ndeshje, teksa mjaftoi një gabim me Petrokubin në ndeshjen e kthimit, për të mbërritur në pikën që askush nuk e mendonte.

Pas lojtarëve ishte radha e trajnerit Shpëtim Duro që të largohej nga Laçi. Ishte shkarkim apo dorëheqje? Ky ishte debati mediatik i ditëve të fundit. Ndërkohë Pashk Laska ka treguar në “Sportiim” dhe mesazhin që i mbërriti në Whats App nga Duro pas humbjes me Petrokub.

Por cili është mendimi i trajnerit të njohur në Shqipëri për gjithçka ndodhi në kaq pak kohë? Në një prononcim për Sport Ekspres, Duro kërkon t’i qetësojë të gjithë dhe të mos vazhdojë më polemikat, ishte shkarkim.

“Debati i krijuar ishte nëse bëhej fjalë për dorëheqje apo për shkarkim. Që të jenë të qetë te Laçi, deklaroj publikisht që po e quaj unë shkarkim. Tani dua ta mbyll përfundimisht këtë histori”, tha Shpëtim Duro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online