Ekskluzive/ Prurja e re e Shqipërisë nga Bundesliga, Gjasula: Kam marrë ftesë nga Kombëtarja!

Klaus Gjasula do të jetë prurja e re e Kombëtares për ndeshjet e shtatorit që do të zhvillohen ndaj Francës dhe Islandës. Ashtu siç edhe ishte raportuar pak ditë më parë, mesfushori që luan me Paderbornin në “Bundesligë” do të rrisë kualitetin e grupit.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar me vetë Gjasulën përtë konfirmuar ftesën e Shqipërisë, ndërsa lojtari i Paderbornit po bëhet gati për të veshur fanellën kuqezi. Gjithashtu ka vend edhe për një mesazh për talentet shqiptarë:

Kur e mendon prej fillimit, a është më e bukur edhe se vetë një ëndërr kjo që po përjeton në Bundesligë?

Po është si një ëndërr e bërë realitet. Se në moshën 29-vjeç kam arritur në Bundesligë, nuk arrihet lehtësisht. Gëzohem akoma edhe më shumë që ia arrita ta realizoja.

Si ishte debutimi me Paderbornin nê elitën e futbollit gjerman? 

Ishte momenti më i bukur që kam pasur në gjithë karrierën time. Të gjithë futbollistët e ëndërrojnë që të luajnë në një kampionat dinjitoz dhe aq më tepër, në Bundesligë.

“Shqiperia.ch” ka zbuluar se një ftesë është dërguar për ty nga Kombëtarja. E vërtetë, keni pasur kontakte?

Po, më ka ardhur ftesa. Është një kënaqësi e madhe që të kontriboj për vendin tim.

Do të ishte hera e parë që do shihnim një futbollist me helmet te Kombëtarja. Për arsye shëndëtsore, por të jep edhe pamje plotësuese për të marrë emërtimin “luftëtari”.

Rëndësi të madhe ka që të luaj për ekipin kombëtar. Helmetën e vendos vetëm për një arsye, që pas dëmtimit që kam pasur më jep më shumë siguri.

Karriera juaj jep një mesazh të qartë se asnjëherë nuk duhet të dorëzohesh dhe se rruga më e mirë është ajo që arrihet shkallë-shkallë. Keni diçka për t’u thënë lojtarëve të rinjë shqiptarë, që shpeshherë kërkojnë t’i kapërcejnë në mënyrë të përshpejtuar shkallët e karrierës?

Ka shumë lojtarë të talentuar që digjen në futboll, sepse duan të kalojnë direkt në majat më të larta. Është një gabim i madh sipas meje. Me rëndësi të madhe është që të kesh besim te vetja, durim dhe të shfrytëzosh shansin kur të vjen. Duhet të punosh shumë për veten dhe jo të ndjekësh të tjerët. Fati do të trokas edhe për ty. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online