Ekskluzive/ “Po, ka folur me Longon”! Menaxheri i Giovinco-s flet për afrimin e mundshëm te Kukësi: Janë miq të vjetër

Nga Klaudio Ndreca

“Giovinco te Kukësi”! Ishte ky lajmi i merkatos së dimrit që ka bërë bujën e madhe në mediat shqiptare. Për herë të parë Shqipëria dhe Superiorja mund të ketë një futbollist brend pasi bëhet fjalë për sulmuesin e njohur italian që ka spikatur edhe me Juventusin. Por si qëndron e vërteta në lidhje me këtë rast? “Sport Ekspres” ka kontaktuar së fundmi me menaxherin e Giovinco, Raffaele Petrellese. Ky i fundit konfirmon bisedën mes sulmuesit italian dhe trajnerit të Kukësit dhe hipoteza mbetet ende në lojë.

“Giovinco dhe Longo kanë pasur një bisedë sepse janë shokë që nga koha e Al Hilali. Për momentin nuk ka ende një ofertë apo një tratativë konkrete nga Kukësi, kanë pasur vetëm një bisedë si dy miq të vjetër. A mund të vijë në Shqipëri? Është e vështirë për ta thënë në këtë moment. Ka disa oferta nga disa shtete të botës për Giovinco dhe ne po e shohim situatën me vëmendje, që të bëjmë zgjedhjen më të mirë”, tha menaxheri i Giovinco. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online