Epike/ Shihni si trukohet ndeshja në Kupën e Afrikës, arbitri e mbyll takimin që në minutën e 85 mes skandalit

Kupa e Afrikës na sjell ngjarje interesante dhe shumë komike. Kjo është arsyeja se përse ky kompeticion qarkullon në media dhe merr lajmin e parë, pasi për nivel të futbollit, lë shumë për të dëshiruar. Por çfarë ka ndodhur këtë herë? Gjyqtari nga Zambia, Janny Sikazwe, ka fjalën e parë. Ndeshja mes Tunuzisë dhe Malit ishte në shifrat 0-1. Shumë po flasin se kjo ndeshje ishte e trukuar dhe jo pa të drejtë në fakt. Të gjithë u çuditën kur arbitri e mbylli ndeshjen që në minutën e 85. Stafi, lojtarët dhe vetë trajneri i Tunizisë nuk mund t’i besonin syve. VAR ndërhyri menjëherë për t’i treguar gafën e madhe arbitrit dhe më pas u vendos që loja të vazhdonte.

Në momentin që u rrit disi shpresa e Tunizisë që minimalisht duhej të kishte 5 minuta shtesë pas konsultës me VAR, arbitri nga Zambia e kishte ndarë mendjen dhe e kishte disi me nxitim. Në minutën e 89 do të vërshëllente sërish për fundin e takimit dhe këtë herë vendimi i tij nuk kishte një kthesë tjetër. E gjithë Tunizia ka protestuar dhe lojtarët po vraponin drejt arbitrit duke i treguar minutën në tabelën elektronike, por për të nuk kishte fare rëndësi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online