Ekskluzive/ Po flitet për kalimin te Partizani, Vesel Limajt i mbërriti oferta e Ballkanit dhe ekipit të Rumanisë ku luajnë Batha me Hoxhallarin

Vesel Limaj e ka mbyllur aventurën e tij me Tiranën. Lojtari ishte i pakënaqur me minutat e pakëta te bardheblutë dhe në intervistën e fundit të dhënë për Oversport, tregoi dukshëm mërzitjen e tij me kryeqytetasit. Në media është përfolur për një kalim të Limajt tek Partizani. Për të shtuar më tepër dyshimet ka menduar edhe Ëngjëll Hoti me një fotografi me Limajn, teksa disa kohë më parë Hoti bëri të njëjtën lëvizje.

Limaj ka marrë një ofertë nga Ballkani i Ilir Dajës. Gjithashtu “Sport Ekspres” mëson se edhe UTA Arad ka shprehur interesimin për të marrë shërbimet e mesfushorit. Një ekip i njohur ky për tifozët e Superiores pasi atje luajnë Batha dhe Hoxhallari. Por Limaj nuk është në dakortësi parimisht me të dy klubet dhe për këtë arsye pista e Partizanit nuk mund të përjashtohet. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online