A do të kalojë nga Tirana te Partizani? Ëngjëll Hoti shton zërat për Vesel Limajn, publikojnë foto së bashku

0

Vesel Limaj e ka mbyllur aventurën e tij te Tirana. Në fjalët e thëna për Oversport pas ndeshjes së fundit, mesfushori nuk ishte shumë i kënaqur me bardheblutë pas ndarjes. Mediat kanë raportuar për një kalim të mundshëm të këtij lojtari te Partizani.

Si për të shtuar edhe më tej zërat ka menduar Ëngjëll Hoti. Ky i fundit bëri të njëjtin kalim disa kohë më parë. Nëpërmjet një foto të postuar në Instagram, Hoti shfaqet me Limajn dhe ka lënë një mbishkërim duke u menduar për atë që do të vijë më vonë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.