Ekskluzive/ “Nuk do të befasohesha nëse dilni me pikë nga Praga”! Ish-lojtari nga Çekia: Shqipëria quhet e dobët nga ata njerëz që nuk ndjekin futboll

“Sport Ekspres” ka zhvilluar intervista të ndryshme me specialistë të futbollit në Çeki, për të parë mënyrën sesi perceptohet Kombëtarja jonë në këtë vend. Këtë herë zgjodhëm që të intervistojmë Zdenek Folprecht, një ish-lojtar çek që tani punon në televizion si specialist për të komentuar ndeshje të ndryshme. Folprecht i lavdëroi jo pak kuqezinjtë, por sërish ka bindjen se Çekia do të fitojë në mbrëmjen e nesërme.

“Shqipëria quhet ekip i dobët vetëm nga ata njerëz që dinë vetëm historinë e dikurshme dhe nuk e ndjekin futbollin mjaftueshëm. Sigurisht që lojtarët tanë e dinë që Shqipëria ka një gjeneratë të re dhe ekipet se ku ata bëjnë pjesë. E di që lojtarët e Shqipërisë janë kryesisht pjesë e Serisë A.

Nëse nuk ndodh tani, Shqipëria do të shkëlqejë sërish në një moment tjetër për t’u kualifikuar në Europian ose në Botëror, në një moment tjetër. Nuk do të surprizohesha nëse Shqipëria del me pikë nga Praga. Çekia është e fortë, por individualiteti juaj mund të vendosi shumë. Kam parë që Cikalleshi është në super formë dhe e pëlqej shumë Asllanin dhe Bajramin. Mund të garantoj që ndeshja me Shqipërinë do të jetë shumë herë më e fortë se ajo që mendojnë të gjithë tifozët çekë, por sërish mendoj se ne do të fitojmë”, tha Folprecht. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online