Ekskluzive/ “E doja Shqipërinë në Europian”! Trajneri i lindur në Çeki dhe që ka punuar në Shqipëri, Stanislav Levy: Ju tregoj sesi e befasoni Çekinë në Pragë

Kush është trajneri që i njeh më mirë tre rivalët që luftojnë për dy bileta në Europë, Shqipërinë, Poloninë dhe Çekinë? Padyshim Stanislav Levy! I lindur në Çeki, Levy ka punuar në Shqipëri si trajneri i Flamurtarit dhe Skënderbeut, por njëkohësisht ka drejtuar edhe ekipe në Poloni.

Kështu Levy e njeh mirë ambientin e tre vendeve, pavarësisht se përbërja e këtyre Kombëtareve është kryesisht me lojtarë që janë pjesë e kampionateve më të njohura në Europë. Në një intervistë ekskluzive për “Sport Ekspres”, Levy ka treguar mënyrën sesi Shqipëria mund të befasojë në Pragë.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e barabartë ajo e nesërmja. Në një atmosferë shumë të mirë, ku detajet do të vendosin realisht rezultatin dhe kush do të bëjë më pak gabime në atë ndeshje. Kjo vjen për shkak se të dyja skuadrat kanë shumë lojtarë që luajnë në klube cilësore evropiane, e gjithë përbërja e shqiptarëve është me lojtarë që punojnë jashtë, siç thashë, në klube të mira evropiane. Shqiptarët janë teknikisht shumë mirë, por edhe me dozën e nevojshme të agresionit.

Nëse te Shqipëria ruajnë disiplinën taktike në këtë ndeshje dhe i shtojnë kësaj një dalje vërtet të shpejtë në sulm, atëherë kjo mund të shkaktojë probleme për çekët dhe Shqipëria mund të befasojë lehtësisht këtu në Pragë. Pres një ndeshje shumë të vështirë për ekipin e vendlindjes time, por mendoj se me tifozët dhe mbështetjen e madhe, do të fitojmë me rezultat të ngushtë.

Duke qenë se kam punuar si trajner si në Shqipëri ashtu edhe në Poloni dhe sigurisht në Gjermani ku do të zhvillohet kampionati europian, do të doja që edhe Shqipëria edhe Polonia të shkonin në Gjermani. Por mendoj se një avantazh i vogël për shqiptarët mund të jetë fakti se keni ende një ndeshje në shtëpi me Poloninë përpara”, tha Stanislav Levy. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online