Ekskluzive/ Në Shkodër i kanë sytë te Apolonia, zotimi i Koço Kokëdhimës: Shkolla jonë nuk toleron asnjë fije, me gjykim të ndershëm…

Nga Klaudio Ndreca

Apolonia meriton gjithë duartrokitjen për mënyrën sesi po shfaqet në elitën e futbollit shqiptar, pavarësisht se është rënë në Kategorinë e Parë. Nëse në sezonet e shkuara kemi parë skuadra që pasi dështonin dhe ishin të rrëzuara nga elita, do të hapnin portën e tyre, kjo nuk ndodh kurrsesi me Apoloninë.

Presidenti i saj, Koço Kokëdhima, u zotua për “Sport Ekspres” se kjo ndershmëri gare do të jetë deri në ndeshjen e fundit. “Nuk e lejon shkolla e futbollit tonë që të bëjmë tolerime”, tha mes të tjerash Kokëdhima. Një paralajmërim i qartë ky edhe për drejtuesit e Teutës që nëse do ta marrin lehtë këtë përballje, atëherë do ta kthejnë festën në hidhërim.

Apolonia e këtij sezoni. Me sezonin e mbyllur dhe duke kthyer kokën prapa, cilat ishin pritshmëritë tuaja dhe çfarë mund të bëhej më mirë?

Nëse kampionati do të ishte më i drejtë, Apolonia nuk do binte nga kategoria. Ajo dëshmoi integritet, nderim për kundërshtarët e zyrtarët dhe shembullin më të shkëlqyer të fair play-t në çdo ndeshje. Skuadra jonë promovoi shumë lojtarë të rinj e të talentuar.  Rënia e Apolonisë nga kategoria është një dëm i madh për klubin tonë dhe për futbollin shqiptar në tërësi.

Nuk duhet të kishim ndërruar tre trajnerë brenda sezonit. Por kjo nuk varet vetëm nga ne. Nuk ishte zgjedhje kjo, por sfidë për ne. Lojtarët me eksperiencë që blemë në fillim të sezonit nuk e ndihmuan skuadrën të qëndronte në Superiore.

Ndërkohë titulli kampion kalon edhe nga Apolonia. Dëshironi të lini gjurmë këtë sezon duke mbajtur Teutën?

Ne respektojmë garën deri në fund. Apolonia nuk toleron asnjë fije, në asnjë ndeshje. Nuk është çështja e saj se kush shpallet kampion. Apolonia bën futboll të pastër e të ndershëm. Këtë do të dëshmojë edhe në ndeshjen e radhës. Nëse gjykimi i ndeshjes do të jetë i ndershëm, Teuta nuk do ta ketë aspak të lehtë.

Një paralajmërim ndoshta për drejtuesit durrsakë?

Shpresoj të më kuptoni drejt. Unë kam simpati për Teutën, për akademinë dhe skuadrën e saj. Njëlloj kam respekt e nderim për Vllazninë. Shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve: Apolonia është shkolla shqiptare më e organizuar për edukimin dhe rritjen e talenteve dhe profesionistëve të rinj në futboll. Nuk është e mundur që kjo shkollë të lejojë tolerime në ndonjë ndeshje. Teuta do të përballet në një betejë të vërtetë sportive me ne.

Deklaratat e fundit në distancë mes presidentëve dhe gara e ndezur në deklarata. I keni ndjekur, si i gjykoni?

Nuk gjykoj askënd. Unë i nxis ata të respektojnë njëri-tjetrin dhe të punojnë bashkërisht për t’i bërë gjërat më mirë.

Duke përjashtuar Teutën si mundësi pasi do të luani ndaj saj, cili është ekipi juaj i preferuar që meriton titullin kampion?

Sipas meje, gjatë këtij sezoni, Laçi kishte skuadrën më të mirë, Vllaznia kishte drejtuesit më të mirë në Shqipëri (kryetaren e bashkisë dhe presidentin më të mirë). Ndërsa Partizani kishte trajnerin më të mirë të sezonit. Vllaznia, së pari, dhe pas saj Teuta udhëhoqën kampionatin pothuajse gjatë gjithë sezonit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online