Ekskluzive/ “Muçi me mua, si me asnjë trajner tjetër në botë”! Trajneri i Legia Warsawa “e zgjon” në Sport Ekspres: Por, dhe është një “POR” e madhe…

Nga Klaudio Ndreca

Sport Ekspres ka marrë një intervista nga trajneri i Legia Ëarsaëa, Kosta Runjaic, para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë. Gjithashtu tekniku i polakëve ka folur mbi lojtarin shqiptar që po shkëlqen së tepërmi te Legia, Ernest Muci. Pasi e ka vlerësuar prodhimin e Tiranës për shkak të cilësive që zotëron, nga ana tjetër, ka edhe një “tërheqje veshi”.

“Kur unë fillova punën te Legia, menjëherë e kuptova se Muci ka shumë potencial. E kam mbështetur dhe promovuar atë, ndoshta si asnjë trajner tjetër profesionist në botë. Ai ka një pasim të mirë, ka një prekje të mirë të topit, ka një vizion të mirë të lojës dhe mund të shënoj gola edhe në momente të larta presion, siç e bëri në minutën e 96 kundër Austrisë së Vienës, ku na dërgoi në fazën tjetër të Conference League. Por, dhe kështë është një “POR” e madhe, ka nevojë ende të rritet dhe të mësojë. Duhet të ketë vazhdueshmëri dhe të jetë më shumë deciziv në ndeshje.

Është ende shumë larg të qenit “produkt i përfunduar”. Fillimisht duhet të bëhet një nga udhëheqësit e Legia Varshavës, ku duhet të jetë qëllimi i tij në këtë moment. Shqipëria kundër Polonisë? Kur ne folëm bashkë, përpara një viti, para nisjes së këtyre kualifikueseve, unë e vlerësova lart Poloninë.

Por më duhet të them se performanca e tyre nuk ka qenë më e mira deri tani. Prandaj unë jam pak skeptik për ndeshjen e Polonisë në Tiranë dhe shanset e saj për të fituar. Cekia ndodhet në ujëra të qeta deri tani dhe nëse Shqipëria fiton kundër Polonisë, atwherw bwn hap tw madh pwr tw shkuar nw Europian”, tha Runjaic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *