Ekskluzive/ Menaxheri i Rrocës: Interes nga Izraeli, por do të arrijë Kombëtaren

Eduart Rroca është një tjetër thesar i Superiores. Në kohën e artë të Luftëtarit ka qenë një futbollist kyç, ndërsa edhe te Kukësi që ka aq shumë elemente, po arrin të bëj diferencën. Fantazi në mesfushë dhe me gjuajtje “vrasëse”, padyshim që ky futbollist nuk mund të kalonte pa vëmendje.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar me menaxherin e Rrocës, Elton Marinin, që tregon edhe për interesimin ndaj këtij futbollisti.

“Aktualisht ka interesim nga Izraeli për të, megjithëse mbetet i vakët. Por Rroca është shumë i fokusuar te Kukësi dhe objektivat e klubit. Dëshiron që të kapë edhe Kombëtaren e Shqipërisë”, ka thënë Marini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online