Birçe jep dy zgjidhje për Flamurtarin: Presidenti të futet fuqishëm, ose të mendojë për sezonin tjetër

Ky vit nuk është mbyllur aspak mirë për ekipin e Flamurtarit, që ende nuk e ka provuar shijen e fitores në Superiore. Të gjendur në fund të renditjes, vlonjatët e shohin veten në një situatë që nuk i shkon aspak për shtat historisë dhe emrit të këtij klubi.

Trajneri Birçe është i mendimit se i vetmi ndryshim vitin e ardhshëm mund të vijë nga merkatoja. Sipas “Ora News”, kreu i pankinës shprehet se nëse do të ketë afrime cilësore, Flamurtari mund të luftojë për mbijetesë, në të kundërt shanset mbyllen këtu dhe të fillojnë planet për sezonin e ardhshëm.

“Ajo që duhet në këtë situatë janë pikët. Siç e patë edhe në fushë, shpresat ishin të vogla, kualitetet mungonin, rastet i krijuam por duhet të jetë lojtari cilësor që ta bëj golin. E mendoj se kjo bën diferencën.

Nuk jam i qartë as vetë. Presidenti besoj se e e ka mendjen që të ndërhyjë në merkato. Nëse do të ndërhyhet duhet të futemi shumë fort për të zhbërë situatën. Por unë mendoj se matematikisht, edhe janë shanset nëse futemi fuqishëm në merkato, ose opsioni tjetër të mendojmë për të ardhmen, se çfarë do bësh në sezonin tjetër”, ka thënë Birçe./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online