Ish-trajneri i Interit i shkatërruar në Iran: Më linin pa paguar shtëpinë, më gënjyen mua dhe lojtarët

Ish-trajneri i Interit, Andrea Stramacioni ka kaluar një aventurë “tmerri” dhe mes shumë problemeve në Iran. Vetëm pak kohë më parë ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën me Esteghalin. Arsyet e largimit janë thënë hapur, ndërsa edhe trajnerët e tjerë europian do të mendohen dy herë para se të bëjnë të njëjtën zgjedhje.

“Po na hkaktonin probleme nga dita e parë në klub dhe më lanë pa përkthyes gjatë ndeshjes së parë. Kurrë nuk u pagova rregullisht, gjë që shkaktoi një numër problemesh edhe me autoritetet italiane. Ata gënjejnë futbollistët, ata gjithashtu më gënjyen mua. Paguanin për shtëpinë time deri në nëntor, duke më siguruar që kishin paguar për tërë vitin. Publikuan dokumente të falsifikuara për të shkatërruar reputacionin tim dhe anuluan kontratën”, tha Stramacioni. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online