Ekskluzive/ Mediat e dërguan në Serinë A, drejtori i Partizanit tregon të vërtetën për transferimin e Skukës: Partizani e mban për titullin kampion

Skuka është padyshim zbulimi i vitit 2022 në Superiore. Sulmuesi nisi të shndërrohej papritur me golat e shënuar, si të kishte “një jetë” që luante në elitën e futbollit shqiptar. Nuk kaloi shumë kohë për debutimin me Kombëtaren dhe aty Skuka shkëlqeu, një gol i shënuar ndaj Armenisë dhe një tjetër ku fati i mohoi kartolinën e vitit ndaj Italisë.

Nisur nga ky potencial që ka sulmuesi, kurrsesi nuk mund të mungonin edhe interesimet e klubeve të njohura. Shumë është folur në ditët e fundit nga ana e mediave se Verona ka dërguar një ofertë zyrtare për Skukën. Por si qëndron e vërteta? Sport Ekspres ka kontaktuar drejtorin e Partizanit, Elton Marinin, që ka shpjeguar situatën duke i dhënë më shumë mundësi qëndrimit të Skukës tek të kuqtë deri në fundin e sezonit.

“Në tavolinën time nuk ka asnjë ofertë zyrtare. Ka pasur telefonata dhe interesim, por asgjë me shkrim. Klubi nuk mendon ta shesë në janar për shkak se jemi në luftë për titullin kampion, por edhe sepse tregu i janarit është specifik dhe jo si ai i verës. Skuka është lojtar i ekipit kombëtar dhe vlera e tij do vijë në rritje. Pa dyshim që edhe Skuka do ketë mundësinë e tij për të lënë Shqipërinë e për të luajtur në një kampionat tjetër në Europë”, tha Marini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online