Milani duhet të ketë frikë nga deklarata e Antonio Conte, “i lan duart” me Premier League: Nuk shkojmë më shumë se vendi i 5

Tottenham e nisi vitin e ri me një humbje në shtëpi ndaj Aston Villas në shifrat 0-2. Kjo ishte një tjetër ndeshje në të cilën Tottenham pësoi dy ose më shumë gola dhe pyetja e vërtetë është se çfarë po ndodh me Spurs tani. “Ne nuk kemi shumë lojtarë kreativë në ekipin tonë. Sigurisht që ishte shumë e vështirë të gjeje hapësirë ??në pjesën e parë sot. Goli që pësuam na humbi besimin,” tha Conte. Ai ka shprehur edhe pritshmëritë e tij për të ardhmen, ndërsa ka dhënë një lajm të keq për tifozët e skuadrës londineze.

“Kampionati do të jetë shumë i vështirë për ne. Dua të jem i sinqertë, dua të jem shumë i qartë. Këtë ia thashë klubit, thashë mendimin tim. Tifozët meritojnë më të mirën, por mendoj se vendi i pestë është realiteti ynë ose diçka më tepër”, tha Conte që nga ana tjetër paralajmëron Milanin, pasi të dy ekipet do të ndeshen në Champions League me njëra-tjetrën dhe italiani e sheh mundësinë e vetme për të lënë gjurmë në këtë sezon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online