Ekskluzive/ “Më vjen keq për ty që bëre 3 gola”, Eduart Rroca zbulon fjalët që i tha trajneri pasi “u çmend” në 16 minuta

Eduart Rroca realizoi një çmenduri të madhe në ditën e djeshme me Instabulsporin. Me shiritin e kapitenit në krahë, lojtari shqiptar arriti që të realizonte 3 gola në vetëm 16 minuta me Denizlsporin. Këto statistika të mesfushorit që dikur ka qenë pjesë e Superiores do t’i kishte zili edhe një sulmues.

Por fatkeqësisht për Rrocën, nuk mund t’i gëzohet këtyre statistikave pasi në fund ekipi i tij u mund me shifrat 4-3. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, vetë lojtari ka treguar edhe fjalët e trajnerit në përfundim të ndeshjes. “Trajneri më tha se i vinte keq për mua që bëra tre gola dhe nuk fituam dot.

Të gjithë shokët e ekipit më përgëzuan, thanë: “Erdhi koha e Rrocës”. Kam qenë i dëmtuar dhe prandaj nuk kam luajtur më parë. Shkoja me skuadrën pasi jam kapiteni i Instabulsporit dhe duhej t’i gjendesha pranë. Dhe në ato minuta që kam marrë në ndeshjet e fundit, nuk kam qenë as në 50% të formës time më të mirë. Sigurisht që në fund jam shumë i mërzitur, pavarësisht golave që kam shënuar, në fund kemi humbur”, tha Rroca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online