Ekskluzive/ “Me Silvinjon ke 12 raste për gol në 90 minuta, me De Biazin si bëje bashkë gjithë eliminatoreve”! Alliu: Uzuni humbet kur do të bëj Brojën

Shqipëria arriti të fitonte dy takimet e muajit qershor duke mbyllur detyrën me sukses. Por përtej fitoreve ndaj Ishujve Faroe dhe Moldavisë, ajo që ngroh më tepër është loja dhe padyshim dalja protagonist e shumë elementëve që gjithmonë i kemi përfolur në media, por asnjëherë nuk kishin bërë dallim te Kombëtarja.

Në një intervistë dhe analizë të gjatë për “Sport Ekspres”, ish-futbollisti i Kombëtares, Ilir Alliu, ka folur edhe njëherë tjetër hapur dhe pa kursyer asgjë, duke i dhënë zë mendimeve të tij. Për Silvinjon nuk ka asgjë më tepër sesa komplimente dhe kjo nuk lidhet fare me dy fitoret, filozofia e lojës vjen në rend të parë. Gjithashtu Alliu e ka një shpjegim edhe pse Myrto Uzuni nuk u paraqit ashtu si të gjithë e prisnin kundër Moldavisë.

“Më la shumë shije positive. Unë ju thashë dhe më parë që nuk më intereson fare rezultati, dua të shoh sesi shkojmë ne te rezultati. Ka një progres të jashtëzakonshëm në këto ndeshje, Silvinjo ka punuar me qarkullimin e topit, me punimin e topit, që mbetet të verifikohet me Cekinë. Shqipëria ka profilin e saj tani, nuk pritet të jetë perfekte, askush nuk bën dot magji, por Kombëtarja po ndërton aksione, ka llogjikë loje për të shkuar te goli dhe këto nuk i kemi parë në ndeshjet e tjera.

Pa e parë ndeshjen e katërt me Cekinë, i them bravo Armand Dukës, e ka goditur këtë herë me Silvinjon. Ndryshe nga ai tjetri që erdhi në Shqipëri për të marë pensionin, Reja, Silvinjo është super goditje. Ky trajner ka pasionin e madh dhe etje për karrierë, po ta shikonit nga kamera e televizionit dje, ishte gjithë kohën intensive duke komunikuar me lojtarët dhe duke i dhënë këshilla, me gjuhën e trupit.

Sigurisht kjo sa këta futbollistë të kuptojnë stilin e tij pasi më mbrapa do të jetë më i qetë. Goli i tretë për mua ishte më i bukur pasi ishte një aksion model. Ne kemi krijuar 10-12 raste për të shënuar, kemi luajtur futboll edhe në kohën e De Biazit, por 12 raste i bënim në të gjithë eleminatoret. E thashë edhe më parë te ju, unë dua që Shqipëria të dali 3-4 herë në sulm në të njëjtën mënyrë. Fati mund të lërë në dy apo tre raste, por pastaj goli do të vijë. Kjo ka ndodhur edhe këtë herë.

Përshembull, unë isha duke parë Kosovën. Po dominonin rivalin me mbajtje topi, por shkonin në sulm komplet të ç’organizuar, dukej që trajneri nuk kishte dorë fare. Të gjithë kapnin topin, iknin para vetëm ta zgjidhnin situatën, komplet pa ide. E dija që do të humbisnin edhe kur ishin në dominim.

Kjo nuk ndodh te kjo Shqipëri. Pavarësisht se humbëm penalltinë dhe se Ishujt Faroe na shënuan në fund, nuk kisha fare frikë se do të dështonim apo humbisnim, dukej që fitorja ishte vetëm çështje kohe. Nëse ti krijon 12 raste për gol, atëherë goli do të vijë. Jo si më parë që kur humbte një rast Shqipëria, vendosje dorën në kokë dhe thoje me vete: “O zot i madh, prit rastin tjetër pas sa vitesh do e kemi”.

Kjo është e mira kur ti merr një trajner që ka qenë lojtar i madh më para pasi presionin e transmeton në vëmendje ndaj detajeve. Silvinjo e di shumë mirë që një ekip i vogël të hap më shumë punë se një ekip i madh, ku ekipi është vetë i karikuar.

Uzuni? Nuk do të jetë ndonjëherë golashënues i Shqipërisë. E kam thënë që është tjetër gjë kur luan në ligë të dytë të çfarë do shteti në botë dhe tjetër gjë me Kombëtare. Është tjetër gjë kur ti luan ndaj një ekipi të dobët atje në atë kampionat dhe tjetër me një Kombëtare të dobët. Sepse Kombëtarja, sado e dobët të jetë, merr dhe grumbullon mbrojtësit më të mirë të shtetit të saj, ndërsa klubi ka ata futbollist, nuk i përzgjedh dot si Kombëtarja.

Për mua ka një problem te Uzuni. Është lojtar i shkëlqyer, punëtor, vrapon shumë, por nuk ka kapacitetin teknik dhe të cilësisë për të bërë Brojën. Pra t’i kërkon tjetër gjë nga Uzuni dhe tjetër gjë kërkon nga Broja. Uzuni i humb vlera kur do të dali mbi atë që mund të bëjë, i ikën edhe ajo që mundet të bëjë në fakt. Kjo ndodhi me Moldavinë, aty Uzuni e kërkonte golin me patjetër se kishte shënuar te Granada. Kjo e dëmtoi atje, jo dalja te emisioni “Opinion”. Prandaj Uzuni e humbi edhe atë që kishte me Moldavinë, po ta shikonit, nuk po i vendoste në pozitë të mirë as shokët e ekipit për të shënuar, donte të realizonte gol me patjetër. Ndërkohë me Ishujt Faroe bëri detyrën e tij, pasoi dhe Muci arriti të realizonte”, tha Alliu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online