Ekskluzive/ “Më la përshtypje që në stërvitjet e para”! Ish-pjesëtari i Dinamos tregon arsyen pse Xhuliano Skuka nuk shpërtheu tek ta: Mos harroni një detaj…

Xhuliano Skuka është kryefjala e momentit në futbollin shqiptar pasi u shit për një shifër historike drejt Metz, 1.4 milionë euro. Sulmuesi që shpërtheu te Partizani, mbeti në stol te Dinamo, madje në një rast duke dalë nga fusha edhe pa mbaruar pjesa e parë. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, ish-përgatitësi atletik i Dinamos në atë kohë, Daniele Nervi, ka dhënë mendimin e tij për Skukën.

Ai shprehet se e vuri re që në stërvitjet e para faktin se lojtari kishte cilësi fizike të jashtëzakonshme, por nga ana tjetër kërkon të kujtohet se Skuka shpërtheu te Partizani pasi ishte mësuar me nivelin e Superiores. Nervi tregon se ishte i pari në Shqipëri që sollin GPS për monitorimin e sportistëve dhe tani kërkon që të rikthehet sërish për të punuar në elitën e futbollit shqiptar me ndonjë skuadër që do t’i ofrojë projekt bindës.

“Aventura ime te Dinamo nuk u mbyll në mënyrën më të mirë. Unë mund të them se ne si staf kemi punuar mirë, me profesionalizëm dhe ishim të përkushtuar. Fatkeqësisht gjërat nuk shkuan mirë dhe pavarësisht afrimeve me emër të Dinamos, nuk e shpëtuan dot ekipin që ra në Kategorinë e Parë. Këtë vit mendoj se Dinamo do të fitojë kampionatin dhe do të kthehet në Superligë, aty ku i takon.

Skuka? Që në stërvitjet e para e kuptova se Skuka kishte cilësi fizike të jashtëzakonshme dhe hap të shpejt. Me mbërritjen për herë të parë në Superiore, nuk ishte mësuar të punonte me intensitet të lartë fizik dhe kishte boshllëqe në nivelin taktik. Pas 2 vitesh stërvitje në Superligë, sigurisht që është pjekur dhe ka shprehur të gjitha cilësitë teknike dhe fizike. Skuka është djalë i mirë dhe i uroj karrierë të gjatë.

Në vitet e fundit Superiorja është rritur dukshëm në nivel. Në vitin tim të parë aty, në 2014, gjërat ishin shumë ndryshe. Pas vitesh punë, si fizikisht dhe taktikisht, klubet kanë bërë progres, por kanë ende punë për të bërë.

Dua të jem i sinqertë me ju, 4 eksperiencat e mia në Shqipëri mund të them se e kam gjetur veten shumë mirë. Përshembull, sot në 2023, shumë klube përdorin pajisje GPS për monitorimin e sportistëve. Unë isha i pari që i përdora në vitin 2014 ato në vendin tuaj, duke ngjallur shumë interes.

Pas shumë vitesh mes Italisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Shqipërisë, dëshiroj që të vi sërish në Shqipëri për të punuar në Superiore dhe për të dhënë kontributin tim të profesionalizimit dhe përvojës 35-vjeçare të punës në këtë fushë. Ka ende disa nga ish-lojtarët e mi shqiptarë që më shkruajnë për këshilla stërvitore. Kjo është kënaqësi se tregon se kam lënë gjurmë në vendin tuaj. Në muajt e fundit, për fat të keq, më është dashur të refuzoj disa oferta pasi nuk mund të largohesha për arsye familjare. Tani e kam zgjidhur problemin dhe jam gati për një tjetër sfidë në Shqipëri”, tha Nervi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online