Nuk e priste që trajneri ta linte në stol edhe në Kupë, Etrit Berisha vuan për të gjetur një ekip të ri

Etrit Berisha po kalon një prej momenteve më të vështirë në karrierën e tij. Pas shpërthimit në fundin e sezonit të shkuar me Torinon në Serinë A, portieri shqiptar përfundoi sërish në stol. Asnjë minutë e vetme në këtë kampionat, me gardianin që nuk ishte as i grumbulluar për ndeshjen e fundit kundër Fiorentinës.

Mediat italiane tregojnë se Berisha po kërkon të largohet, por për momentin nuk ka ende një klub që mund të marrë shërbimet e tij. Portieri shqiptar priste që të luante si titullar të paktën në Kupën e Italisë kundër Milanit. Megjithatë trajneri Juric i besoi sërish Savic duke lënë në stol Berishën. Merkato e janarit mbyllet brenda pak ditësh dhe Etriti është në luftë me kohën për të shpëtuar karrierën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online