Nga Klaudio Ndreca
Gjithmonë e më shumë po afron ndeshja mes Çekisë dhe Shqipërisë. Kuqezinjtë kërkojnë që të dalin me pikë dhe të rrisin më tej shanset për të kaluar në Europian. Sport Ekspres ka zhvilluar disa intervista rreth këtij takimi, por këtë herë është radha e Filip Horky. Ky është gazetari nga Çekia që ka mbuluar sportin, politikën dhe më pas kaloi në çështje me serioze, duke u kthyer në “gazetar krize”.
Me pak fjalë, ishte njeriu i kudondodhur në Çeki, gjithmonë pas lajmit. Të intervistuarin tonë nga Çekia e kemi ngacmuar në pyetjen e parë duke i thënë: “Kush do t’i mungojë këtij Europian, Soucek i çekëve që luan te Ëest Ham apo Leëandoësi”! Zgjedhja e Horky ishte e qartë, ndërsa shqiptarët luten që fjala e tij të shkojë “në vesh të Zotit”.
“Leëandoësk-i do t’i mungojë Europianit. Jo sepse Soucek do të luajë në Europian, por sepse unë kurrë nuk do ta harroj sesi e la Dortmundin, jam tifoz i madh i asaj skuadre. Unë preferoj më sumë ekipet e futbollit se Kombëtaret. Cekia e ka rritur shumë kualitetin në dekadën e fundit. Ka më shumë talente që kanë shkuar në elitat e Europës. Disa prej tyre po luajnë rregullisht me ekipet e tyre si Soucek dhe Coufal në Ëest Ham.
Cvancara është zjarr këtë verë pasi nënshkroi te Mounchengladbach, Matej Jurasek shkoi te Benfika, Vaclav Cerny është tani te Ëolfsburg, Ondrej Lingr te Feynord apo Adam Hlzoek që ka 3 gola me Leverkusen këtë sezon. Prandaj do të thoja që na pret një e ardhme e ndritur. Më duhet ta pranoj që futbollin shqiptar nuk e njoh shumë. Qazim Laci është lojtari im i preferuar te Sparta e Pragës, për shkak të mentalitetit të tij. Mendoj se ne do të fitojmë 3-1”, tha Horky. /Sport Ekspres/