Ekskluzive/ Kukësi e mbyll me talentin e Luftëtarit, po e ndjek me vëmendje edhe Kombëtarja

Nga Klaudio Ndreca

Luftëtari ishte një “tokë e premtuar” për talentet në këtë sezon të Superiores. Fakti që bluzinjtë kanë rënë nga Superiorja nuk mund të shprehi gjithçka, pa zbërthyer më saktësisht kampionatin e përfunduar. Të rinjëve i’u besua vetëm atëherë kur situata kishte dalë nga kontrolli. Pra duke përfunduar tek ta nga “halli” dhe jo sipasojë e një projekti serioz që bazohej skuadra.

Por pavarësisht të gjithë problematikave dhe faktorëve aspak favorizues, talentet e Luftëtarit janë treguar dinjitoz dhe kanë rrëmbyer vëmendjen e shumë ekipeve që konkurrojnë për titullin kampion në Shqipëri, pa harruar këtu edhe vetë Kombëtaren me grupmoshat. “Sport Ekspres” mëson se Kukësi e ka mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin e Luftëtarit, Redon Dragoshi. Akordi mes palëve është arritur ndërsa tani mbetet vetëm zyrtarizimi që Dragoshi të quhet si lojtari më i ri i verilindorëve.

Një hap i madh për këtë futbollist që shkon nga ekipi që ra nga Superiorja, në skuadrën që kërkon titullin kampion në Superiore për sezonin e ardhshëm. Por padyshim që mbetet e merituar një kontratë e tillë sipasojë e kontributit që Dragoshi ka dhënë në elitën e futbollit shqiptar përgjatë këtij sezoni, madje duke u ndjekur me shumë vëmendje edhe nga Kombëtarja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online