Superiorja është kthyer si një garë me makina ku të gjithë janë ende të vendosur në të njëjtin rresht, pavarësisht se po flasim për kthesat e fundit të pistës. Partizani është parakaluar nga Teuta pasi ia kishte dalë të kalonte durrsakët më parë. Të kuqtë nuk arritën që të merrnin tre pikët kundër Skënderbeut, ndërsa ekipi i Martinit mposhti Bylisin në shifrat 4-0.
Presidenca e durrsakëve ka hapur thesin pas fitores duke dhënë premio prej 5 milionë lekësh sipas asaj që mëson “Sport Ekspres”. Një motiv më shumë ky për lojtarët e Teutës që të japin gjithçka në këto javë të mbetura të Superiores, me titullin kampion që është më afër se kurrë më parë. /Sport Ekspres/