Ekskluzive/ “Jemi Kombëtarja më e mirë e grupit”, Ismajli bën dedikimin emocionues për golin e parë te Shqipëria

Nga Klaudio Ndreca

Pas vuajtjeve vjen lehtësimi! Topi përfundoi në rrjetë teksa mbante veshur fanellën e Kombëtares dhe Ismajli ulet menjëherë në tokë për të biseduar për pak sekonda me Zotin. Ishte falënderimi për momentin ku mbërriti mbrojtësi kuqezi që ka bërë çdo sakrificë dhe ka mbajtur shumë peshë në shpatulla për të përfaqësuar fanellën e Kombëtares.

Duke lënë pas të shkuarën e pengesave, e ardhmja është e ndritur. Goli i parë në ngjyrat kuqezi i jep emocion të jashtëzakonshëm Ismajlit, por njëkohësisht që të rifitojë edhe më tepër besim te vetja për të bërë jehonë edhe kur të rikthehet në Seria A me Spezian. Në një prononcim për “Sport Ekspres” pas ndeshjes së djeshme, Ismajli tregon forcën e Shqipërisë dhe njëkohësisht bën dedikimin emocionues për golin.

Një histori që kërkon një vëmendje të veçantë kjo pasi daton pak javë më herët. Babai i Ardian Ismajlit, Ilmi Ismajli, do të pësonte një atak kardiak në datën 30 gusht. Menjëherë do të shkonte në operacion për të bërë ndërhyrjen shpëtimtare për jetën e tij, por Ardiani nuk ishte në dijeni të kësaj çështje.

Kjo pasi familja e tij vendosi që djali të mos merrte vesh asgjë pasi ishte i grumbulluar te Kombëtarja. Në momentin që gjithçka shkoi mirë dhe përfunduan takimet e Shqipërisë, Ardiani do të mësonte mbi atë që ndodhi me babain e tij. Tanimë mbrojtësi kuqezi e gëzon me golin dhe një dedikim në ngjyrat kuqezi.

“Jam shumë i kënaqur me fitoren e arritur dhe me ndeshjen që kemi bërë ndaj Kazakistanit. Unë shpresoj se do të fitojmë edhe ndaj Bjellorusisë për të marrë vendin e parë në grup. Nuk do të jetë aspak e lehtë, por jemi Kombëtarja më e mirë në këtë grup. Sa i përket golit të realizuar, emocionet janë të papërshkruara, por e rëndësishme është fitorja jonë e përbashkët dhe jo triumfet personale. Dedikimi i këtij goli është për babain që përpara dy muajsh ka bërë operacionin dhe falë Zotit që gjithçka shkoi mirë”, u shpreh Ismajli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online