Notat e Kombëtares/ Më i miri ishte “pitbulli” i Shqipërisë, Manaj luftonte në çdo cep të fushës

Shqipëria e mposhti Kazakistanin në shifrat 3-1 për të nxjerrë një Kombëtare jashtë loje nga “vallja” e vendit të parë. Grupi ynë u kthye njëkohësisht edhe në më të paparashikueshmin atje ku kishte barazim pikësh dhe të gjithë pretendonin që të merrnin kryesimin. Më poshtë mund të ndiqni edhe notat te Shqipëria sipas vlerësimeve të bëra nga ana e Oltijon Kërnaja për “Sport Ekspres”. Futbollisti më i mirë te Shqipëria mbetet Amir Abrashi, ndërsa vlerësime të larta kanë marrë Manaj e Cikalleshi.

Berisha (5.5)- Do të mbahet mend gjatë për golin e pësuar! Sado e saktë të jetë goditja e kundërshtarit , një portier duhet të jetë gjithmonë vigjilent. Disa pasiguri të tjera e shoqërojnë në dalje, kapiteni nuk ishtë i tillë ndaj Kazakistanit.

Ismajli (7.5)- Ndër lojtarët më të mirë në fushë. Fiton të gjitha duelet me kundërshtarët dhe shumë aktiv edhe në manovrat sulmuese. Arrin të shënojë me saktësi golin e dytë të Shqipërisë.

Gjimshiti (7)-  I saktë në mbulime, përveçse  i pakaluar në mbrojtje, organizon të gjithë ekipin në fazën sulmuese. Del përpara me top, duke vendosur në vështirësi ekipin kundërshtar.

Veseli (6.5)- Luan në rolin e tij natyral si mbrojtës qendre, është dukshëm më mire se në krah. Vuan shume hapësirat e lëna nga Uzuni.

Hysaj (7)- Mëkat për rastet që ka shpërdoruar. Me formën që ka dhe rreshtimin me katër mbrojtës do të bënte diferencën në krahun e tij.

Uzuni (6)- Ndoshta jo për fajin e Uzunit ky vlerësim, por sulmuesin më në formë të momentin që ka Shqipëria nuk mund ta adoptosh si mbrojtës të majtë.

Abrashi (8)- Pitbulli i Kombëtares nuk tërhiqet kurrë nga dyluftimet me kundërshtarin. Jep 110% nga vetja, përshkruan fushën me një “mushkëri të tretë” dhe arrin të nxjerrë një penallti nga hiçi.

Memushaj (7.5)– Çdo top kalon në këmbët e tij, është lider i mesfushës.

Kallaku (6.5)- Dukej se kishte vështirësi në kombinimet me Memushaj. Ndeshja e parë e tyre dhe nuk gjendet gjuha e përbashkët në mënyrën më të mirët. Humbet disa topa nga dëshira e madhe për të lënë shenjë.

Manaj (7.5)- Egoizmin e tepërt e kompenson me metrat e shumtë që përshkruan në fushë. Në këtë mënyrë e ndihmon ekipin tonë që të shtyjë përpara dhe njëkohësisht vendos në presion gjatë gjithë kohës kundërshtarin. Lufton në çdo cep të fushë, goli ndoshta e ka çliruar.

Cikalleshi (7.5)- Sulmuesi tregoi formën e mirë që po kalon në Kombëtare me Rejën në krye. Në dy ndeshjet që mungoi, Kombëtarja nuk shënoi asnjë gol të vetëm. Sapo rikthehet arrin që të tund rrjetën.

Zëvendësimet

Gjasula -56′ (6.5)- U fut në pjesën e dytë dhe mori ne dorë frenat e lojës, organizimin e saj. Ekipi filloi me qarkullimin e topit. I domosdoshëm për Kombëtaren.

Doka- 67 ‘ (6) – Rifreskoj ekipin, u mundua të sulmojë disa herë . Në rritje.

Balaj-Selahi-Seferi- Pa notë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online