“Budalla”, legjenda e Manchester United sulmon Etrit Berishën: Çfarë je duke bërë?

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria arriti që të fitonte në shifrat 3-1 ndaj Kazakistanit, me mbrojtjen që tregoi edhe njëherë konsolidimin e saj. Por nga ana tjetër për kuqezinjtë nuk ishte një fitore me rrugën e shtruar pasi Berisha pësoi një gol nga mesfusha.

Sapo Ismajli shënoi golin e dytë dhe duhej të fitohej qetësia, portieri i Kombëtares del më tepër nga çfarë duhet nga zona e tij dhe pëson golin që do të donte që të mos e merrte kurrë në karrierë.

Sigurisht që mund t’i ndodhte kujtdo portieri në Europë, por ishte në momentin e gabuar pasi presioni ishte i madh te Shqipëria për të fituar me çdo kusht. Kazakistani nisi që të vendos në vështirësi kuqezinjtë deri në mbylljen e pjesës së parë.

Goli i Kazakistanit bëri xhiron e mediave botërore dhe një komentim i dha edhe Roy Keane. Legjenda e Manchester United ka sulmuar më tepër Etrit Berishën se ka vlerësuar lojtarin e Kazakistanit për kryeveperën.

“Ti nuk mund ta falësh kurrë atë. Në futbollin e Kombëtares, çfarë po bën ai (Berisha)
Budalla, shikoje këtë. Jam i nevrikosur duke e parë këtë gol”, ishte reagimi i Roy Keane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online