Ekskluzive/ “Ishit mbresëlënës, Anglia nuk iu merr lehtë”! Gazetari i “Daily Mail”: Southgate piketon Armando Brojën si më të rrezikshmin

Nga Klaudio Ndreca

E gjithë vëmendja do të përqendrohet në këtë kohë te ekipi kombëtar. Shqipëria i ka ulur të gjitha shanset për kualifikim në Botëror, por përpara nesh është përballja e luksit kundër Anglisë. Nëse do të arrijmë një rezultat pozitiv në këtë transfertë, atëherë rrisim më tepër besimin në aftësitë tona, rrisim më tepër imazhin në Europë dhe njëkohësisht ato pak shanse për vendin e dytë.

Përpara këtij takimi, “Sport Ekspres” ka zhvilluar një intervistë me gazetarin e “Daily Mail”, Sami Mokbel. Ky i fundit është shprehur se Shqipëria dhe Polonia kanë zhvilluar kualifikuese fantastike në gjithë këtë rrugëtim. Ndërkohë paralajmëron se Southgate do të ketë një trajtim të veçantë për Armando Brojën, si më të rrezikshmin nga Shqipëria.

Si do ta cilësoni këtë rrugëtim të Anglisë në kualifikueset e Botërorit, pozitiv apo negativ? Pritej më shumë nga Kombëtarja e Southgate?

Në përgjithësi ka qenë një fushatë kualifikuese pozitive për Anglinë. Pas Euros, gjithmonë do të kishte pyetje se si do të përgjigjej skuadra pas zhgënjimit të humbjes në finale. Por pas disa ndeshjeve të vështira, kualifikimi në Kupën e Botës ka shkuar aq mirë sa mund të kishte shpresuar Gareth Southgate.

Ndeshja ndaj Shqipërisë. Pritet vetëm një fitore që jep siguri për pozicionin e parë apo me shumë gola diferencë?

Anglia, natyrisht, do të hyjë në ndeshje me besim për fitore, veçanërisht në Wembley. Por ata nuk do ta marrin lehtë Shqipërinë. Në ndeshjen e mëparshme kundër Hungarisë, Anglisë iu dha një provë shumë më e ashpër nga sa prisnin shumë njerëz, kështu që nuk do të ketë asnjë vetëkënaqësi nga skuadra e Southgate.

Shqipëria ka një rritje të madhe të nivelit vitet e fundit. Cfarë prisni nga ky rival?

Standardi i futbollit europian në përgjithësi është përmirësuar jashtëzakonisht dhe Shqipëria nuk është rast tjetër. Ndoshta në vitet e mëparshme Anglia do të shkonte në këto lloj ndeshjesh duke pritur për të fituar thellë. Nuk është më kështu; këto ndeshje ofrojnë një provë shumë më të ashpër për kombet elitare evropiane sesa dikur.

Armando Broja është ylli i ri i yni dhe po luan në Premier League. Mendoni se ky lojtar mund të jetë gati të lërë gjurmë në Wembley?

Broja ka pasur një fillim shumë premtues të sezonit me Southampton dhe Southgate me siguri do ta përcaktojë atë si një nga njerëzit e rrezikshëm të Shqipërisë. Anglia me siguri do të duhet të mbajë një sy shumë të rreptë te Broja, i cili është padyshim një lojtar shumë i talentuar.

Në Shqipëri, Sterling mbeti në hije në fushën e blertë. Edhe Lineker do të thoshte me ironi se nëse bari do të ishte edhe pak më i gjatë, Sterling nuk do të dukej fare. A mund ta kthehet protagonist në Ëembley?

Raheem Sterling është, pa dyshim, lojtari më i rëndësishëm sulmues i Anglisë dhe ka qenë i shkëlqyer për ekipin kombëtar për dy vitet e fundit apo më shumë. Ai nuk po luan aq shpesh sa do të donte për Manchester Cityn për momentin, kështu që do të jetë i prirur të luajë për Anglinë gjatë pushimit ndërkombëtar. Sterling duket se gjen gjithmonë motivim shtesë kur luan për Anglinë dhe kjo e premte nuk do të jetë ndryshe.

Sa dallime shihni mes Polonisë, Hungarisë dhe Shqipërisë?

Anglia është sigurisht më e forta në grup; por Shqipëria dhe Polonia janë dukur mbresëlënëse gjatë kualifikimit. Të kesh Robert Leëandoëski u jep polakëve një avantazh të caktuar, por Shqipëria e ka mbajtur veten shumë mirë në gjithë këtë kohë.

Marrim rastin e një çmendurie dhe variantin në dukje të pamundur, fitoren e Shqipërisë ndaj Anglisë. A do të tronditej pak Southgate nga një rezultat i tillë?

Sigurisht, që Shqipëria të mundte Anglinë në Ëembley do të shkaktonte tronditje në të gjithë futbollin botëror. Në të vërtetë, Southgate nuk do të marrë asgjë si të mirëqenë duke hyrë në lojë, veçanërisht duke pasur parasysh se fitorja do të garantonte vendin e Anglisë në Kupën e Botës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online