Besojeni ose jo! Nëse ndodhte në Shqipëri do e quanim veten të “botës së tretë”, Barcelona harroi shiritin e kapitenit në 45 minuta

Barcelona është jo vetëm në krizë rezultatesh, por edhe imazhi. Në ndeshjen e fundit kundër Celta Vigos, katalanasit kanë barazuar me shifrat 3-3, duke shtuar më tej dramën e tyre. Por ngjarja e ndodhur me kapitenin Busquets, është histori më vete. Zëvendësuesi i Lionel Mesit sa i përket shiritit, hyri në fushën e lojës si gjithmonë, duke qenë lideri i ekipit dhe me shenjën dalluese në krahë. Teksa u mbyll pjesa e parë, Busquets ndërroi fanellën me një lojtar të Celta Vigos.

Ndërkohë në pjesën e dytë është vënë re se asnjë lojtar i Barcelonës nuk kishte shirit kapiteni. Kështu kaloi e gjithë pjesa e dytë, ndërsa mediat spanjolle raportuan se Busquets e kishte harruar në dhomat e zhveshjes kur ndërroi fanellën dhe asnjë prej stafit të skuadrës, nuk e kishte vënë re këtë detaj. Sigurisht se nëse një situatë e tillë do të ndodhte në Shqipëri, menjëherë do të nisnin edhe komentet se klubet janë jo profesioniste dhe i përkasin “botës së tretë” të futbollit. Por gabimet janë njerëzore… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online