Ekskluzive/ Eliminoi Bayern Munchen nga Kupa e Gjermanisë, Tim Civejas i del një problem te Shqipëria U-21 pas ftesës së Alban Bushit

Ne e kemi përmendur prej kohësh se Tim Civeja dhe Adrion Pajaziti janë dy lojtarët e kalibrit tjetër te Shqipëria U-21. Këtë herë Alban Bushi ka dërguar ftesë për Tim Civejën, lojtarin e Sarbrucken, që ishte ftesë e listës së Shpresave. Edhe më herët ky lojtar ka qenë pjesë dhe ka luajtur me Shqipërinë U-21, por në ndeshje miqësore, jo zyrtare. Sipas asaj që raportohet në emisionin “Koha Shtesë”, për këtë futbollist, ka një problem. (Shiko videon e plotë të emisionit më poshtë).

Tim Civeja nuk ka zgjidhur ende pjesë e dokumentacioneve për të qenë zyrtarisht lojtar i joni dhe për të pasur të drejtën e të luajtur me fanellën kuqezi. Ende po punohet në këtë aspekt për të zgjidhur çështjen burokratike, por zyrtarisht Tim Civeja nuk mund të luajë ende me Shqipërinë, ndërsa Alban Bushi pret që ta ketë të gatshëm për ndeshjet e radhës. Vetëm pak ditë më parë, Tim Civeja hyri nga stoli dhe dhuroi asistin “e turpit” pasi Saarbrucken eliminoi nga Kupa as më pak dhe as më shumë por, Bayern Munchen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *