Ekskluzive/ E mbyll me Teutën një lojtar i rritur në shtëpi, kohë ndryshimesh në Superiore!

Ekipet e Superiores janë duke bërë lëvizjet e tyre në këtë merkato të verës, për të qenë të përforcuara dhe sa më të forta për sezonin e ardhshëm. Këtë herë është Teuta që ka marrë një vendim të ri, teksa është larguar përfundimisht Xhonatan Lajthia.

Kjo është lëvizja e mësuar brenda klubit durrsak, me mesfushorin që ka dalë futbollist i lirë. Një lojtar ky që u formua në shtëpinë e Teutës, pasi ka dalë nga grupmoshat e saj dhe më herët kishte provuar vetëm një huazim te Erzeni. Nisur nga mungesa e pakët e hapësirës në ekipin e Martini është mbërritur në këtë vendim që do të jetë e mira e përbashkët e të dyja palëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online