Ekskluzive/ Dëmtohet arbitri shqiptar, e zëvendëson Denis Rexha në Europa League

Një mbrëmje e veçantë do të jetë kjo e sotmja në Europa League. Kjo pasi si protagonist do të jenë edhe katër gjyqtarë shqiptarë në përballjen mes Az Alkmar dhe Astanas.

Kjo ndeshje do të luhet në orën 18:55, ndërsa si ndihmës të kryesorit Enea Jorgji u përmendën Ridiger Cokaj, Rejdi Avdo dhe Kridens Meta si gjyqtar i katërt.

Por “Sport Ekspres” mëson se ka një ndryshim në fundit në protokoll. Vendin e Rejdi Avdos së dëmtuar e ka marrë Denis Rexha, që do të përpiqet të ngrejë sa më tepër imazhin e arbitrimit shqiptar në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online