Faza e parë, Tirana/ Tre ciklet te bardheblutë, Partizani është i gjithë problemi

Tre ciklet e Tiranës në këtë fazë ndahen në nisjen e fazës së parë, zhvillimin dhe mbylljen ndaj Bylisit. Gjithçka po shkonte në përsosmëri në javët e para, teksa ambienti dhe tifozët e shumtë në shkallët e stadiumit, rezultatet dhe golat e bardhebluve, por edhe disa lojtarë të tjerë që priteshin të ktheheshin nga dëmtimet, krijonin idenë se titulli kampion po afrohej së tepërmi.

E kur mbyllet kjo fazë e parë, frika e dështimit në objektiv shtohet edhe më tepër, pasi renditja është bërë e ngjeshur dhe asgjë nuk mund të kuptohet më sa i përket rivalëve. E kur ndalemi te pika kulminante e zhvillimit të Tiranës, shumëkush mendon ende se dështimi i parë ka ardhur me Partizanin në këtë kampionat.

Pra derbi po kthehet në një çështje psikologjike jo vetëm për lojtarët e bardhebluve që kanë shumë pa e fituar këtë përballje, por edhe për vetë ambientin sportiv. Faktikisht humbja e parë ka ardhur me Kukësin, një javë përpara përballjes së derbit.

Më tepër sesa në përgatitjen fizike dhe në skemat e lojës, te Tirana duhet të bëhet një punë e madhe për të mbajtur lartë edhe moralin e skuadrës. Kjo pasi situatat e disa fitoreve rresht që nuk e kanë kurrë një ringritje pas një dështimi, është një histori që po vazhdon prej kohësh. Lojtarët janë po ata që kanë qenë dhe në javët e para, kur të gjithë e dërguar në “qiellin e shtatë” këtë skuadër, pasi po bindte në të gjitha aspektet.

Papritur dhe në kaq pak kohë, askush nuk mund të bëhet krejtësisht i pavlefshëm. Pra, problemi qendron në një tjetër drejtim. Ndoshta “mallkimi” i kësaj Tirane duhet të nisë duke thyer me patjetër Partizanin në derbi, për të vazhduar në rrugën e duhur të fitoreve.

Që nga ajo humbje me të kuqtë, bardheblutë numërojnë një fitore, një barazim me Flamurtarin që iu shpëtoi tre pikëshi nga duart në minutat e fundit, por edhe një humbje me Bylisin e këtij sezoni që nuk duhet të bëhet aspak dramatike. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online