Ekskluzive/ “Askush të mos na fshijë nga lista”, debutuesi që shkëlqeu te Tirana: Lashë kampionët për…kampionët

Nga Klaudio Ndreca

Mes futbollistëve që shkëlqyen në Gjeorgji sa i përket Tiranës ishte edhe një debutues tek bardheblutë, Najdovski. Sikur të kishte një jetë me këtë ekip luajti ky futbollist, duke ofruar siguri për prapavijën dhe duke mbajtur mbi supe gjithë përgjegjësinë, pasi cilësitë e tij u provuan në një takim që nuk kishte kthim pas.

Por përpara do të jetë një ndeshje me ngarkesë edhe më të madhe. Pra një rrugëtim që nis me malore për Najdovskin tek Tirana, e nga ana tjetër duke qënë po kaq koshient se fitimi në ndeshje të tilla ka një gëzim dyfish më të madh. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, mbrojtësi është me këmbë në tokë kur flitet për Zvezdën, por duke paralajmëruar se askush nuk duhet ta fshijë nga lista Tiranën.

Avantazhi i vetëm dhe më i madhi i bardhebluve në këtë përballje është fakti se do të luhet vetëm me një takim, pasi nëse do të kishte një të dytë, në Serbi do të ishte e pamundur fillimisht që të flitej për futboll, pasi kualifikimi do të ishte diskutim për t’u harruar.

Atëherë ndeshja e parë e parë me Tiranën. Cila ishte përshtypja që të la ekipi shqiptar?

Jam në këtë skuadër prej një kohe të shkurtër dhe pas kësaj, unë vetëm kam shijuar debutimin tim me ekipin e ri në “Champions League”. Tashmë le të shohim se çfarë do të ndodhë, por e ndiej në mënyrë të pabesueshme sesi jam shkrirë për t’u bashkuar me skuadrën, në një ekip që ka shumë zemër dhe karakter.

Çfarë vështirësie ke hasur në përshtatje në krahasim me futbollin në Maqedoni?

Siç e thashë, jam këtu prej një kohe të shkurtër. Unë jam pranuar lehtë në ekip dhe po ambientohem, siç kam bërë në gjithë këto vite. Më duhet t’i falënderoj të gjithë te Tirana për këtë, lojtarët, stafin drejtues, trajnerin, të gjithë padyshim. Sa i përket kampionatit, nuk mund ta them përpara 12 shtatorit.

Vështrimi i parë. Më tepër elemente cilësor ka te Vardari apo Tirana?

Të dyja ekipet janë më të mëdhatë në vendin e tyre dhe janë kampionët. Unë erdha nga një ekip kampion te një ekip kampion, prandaj e di se çfarë më duhet të bëj.

Dukej sikur të kishte një jetë me Tiranën në ndeshjen tënde të parë. Je i kënaqur me performancën tënde?

Ky vlerësimi që isha në fushë sikur të kisha një jetë, vjen për shkakun e shokëve të skuadrës që më kanë mbështetur dhe më kanë përshtatur në ekip sikur të kisha shumë vite këtu. Jam i emocionuar shumë me ndeshjen e parë, por shpresoj për më mirë në vazhdim.

Ndeshja e radhës është kundër Crevena Zvezdës. Besoj e dini historinë mes Shqipërisë dhe Serbisë. Pra do të ketë shumë ngarkesë emocionale, ndihesh gati?

Një ndeshje e vështirë na pret. Unë jam në dijeni të historisë që kanë të dy shtetet, jam në dijeni se është një ndeshje e madhe për Tiranën dhe sigurisht që do të jem gati për të dhënë më të mirën time për një rezultat pozitiv.

Mendoni se Tirana i ka mundësitë pêr të shkuar larg në Champions League?

Zvezda ka marrë pjesë në grupet e “Champions League” për 2-3 vitet e fundit. Është një skuadër serioze, por ne luajmë në shtëpi, askush nuk mund të na fshijë nga lista përpara kohe. Sigurisht që unë e dua dhe shpresoj atë kualifikim. Një avantazh i madh për ne është se do të luhet vetëm me një ndeshje, por keqardhja e vetme se nuk do të takoj lojtarin e 12. Sigurisht, me ta në stadium do të kishte qenë një histori komplet tjetër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online