Rëndësia e Europa League/ Shifra që përfiton fituesi i Inter-Sevilja, më shumë vlen ëndrra e Tiranës

Nga Klaudio Ndreca

Inter-Sevilja, kjo është finalja që do të luhet në “Europa League” dhe që disa prej mediave në Itali nuk kanë ngurruar ta quajnë si finalja e humbësve. Në fakt, e gjitha kjo nuk bazohet për një urrejtje kundër dy ekipeve që kanë shkuar më larg në këtë kompeticion, por te vlera monetare. Për të dalë në përfundimin e vlerës së një trofeu, duhet të shohim të ardhurat që qarkullohen në të dhe që lidhet ngushtë me interesin e njerëzve karshi tij.

Duke marrë këtu rastin e finales Inter-Sevilja, fituesi i këtij çifti do t’i shtohet 4 milionë euro më tepër në llogari për ta mbyllur turneun e “Europa League” në total me 14 milionë euro të fituara, përgjatë edhe raundeve të mëparshme.

Shifër kjo e cila nuk vlen as sa dëshira e madhe e Tiranës për të shkuar në grupet e “Champions League”, atje ku bardheblutë do të fitonin plotë 15 milionë euro vetëm për pjesëmarrjen e tyre, pa përfshirë asnjë rezultat surprizues në të(mjafton një barazim i marrë) që përkthehet në para të fituara shtesë.

Kjo shpjegon edhe dëshirën e madhe të bardhebluve për të mbërritur kaq larg, ku jo vetëm që do të shkruanin historinë e futbollit të Shqipërisë, por nga ana tjetër do të firmosnin sundimin e tyre në Superiore për disa vite radhazi. Kjo pasi të ardhurat që do futeshin në llogarinë e klubit do e bënin të pakonkurrueshme me ekipet e tjera.

Skënderbeu e bëri të mundur një gjë të tillë dhe grupet e “Europa League” të japin vetëm 3 milionë euro. Pra diferenca që vazhdojnë të mbeten ende të mëdha këto mes dy kompeticioneve, për të treguar sesa larg janë njëra-tjetrës, atje ku fituesi i “Champions League” shkon në shtëpi me 75 milionë euro të marrë në total nga kompeticioni. Kjo i jep përgjigje edhe pyetjes që shpeshherë ngrihet për mënyrën sesi ekipet e mëdha e nënvlerësojnë “Europa League” duke aktivizuar gjithmonë ekipin e dytë dhe lojtarët e rinjë për t’i mos kushtuar interes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online