Ekipi i kategorisë së tretë i kyç portën Barçës për 76 minuta, Fliku: Ndeshje e vështirë për ne, treguam mentalitet të shkëlqyer

Barcelona është në tetëshe të Kupës së Mbretit. Katalanasit kanë eleminuar Guadalaharën, të cilën e kanë mposhtur me shifrat 0+2. Golat u shënuan nga Kristenseni në minutën e 76 dhe nga Rashfordi në minutën e 90. Hansi Fliku ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij. Trajneri gjerman ka vlerësuar mentalitetin e lojtarëve të Barcelonës, si dhe ka përgëzuar kundërshtarin, i cili luan në kategorinë e treté, për mënyrën se si u mbrojtën në fushë.

“Mendoj se mentaliteti dhe përkushtimi ishin të shkëlqyer. Ata u mbrojtën shumë mirë. Ky është stili i tyre i të luajturit dhe ndeshja ishte e vështirë për ne. Në fund të fituarit 2-0 ishte i rëndësishëm. Siç e thashë, e vlerësoj shumë qendrimin dhe mënyrën se si luajtëm, sidomos në pjesën e dytë. Gjithashtu edhe performancën e lojtarëve që s’kanë qenë titullarë në ndeshjet e fundit, si Andreasi”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/