Ekipi i fshatit suedez “hesht” Stambollin!

Shkruhet Östersunds FK, por shqiptohet “Estersund”. Skuadër e krijuar vetëm 21 vjet më parë, në vitin 1996, kur tri ekipe lokale (OPE IF, IFK Ostersund dhe Ostersund/ Torvalla FF) u bashkuan për të formuar skuadrën që mbrëmjen e sotme heshti Stambollin, duke eliminuar Gallatasarajin në turin e dytë të Europa League. Në debutimin absolut në Europë, skuadra e fshatit me të njëjtin emër, Ostersund, me vetëm 50 mijë banorë, arrin që të shkruajë historinë, teksa në vitin 1997 luante në ligën e tretë suedeze dhe merrte futbollistë që e kishin futbollin si profesion të dytë, ose thjesht hobi…

Sezonin e shkuar, Ostersund habiti gjithë Suedinë, duke fituar Kupën. Pikërisht ajo i dha mundësinë që të arrinin këtu ku janë sot. Pas fitores 2-0 në Suedi, në Stamboll barazimi 1-1 solli dhe biletën për më tëj. Endrrat janë të bukura, sepse ndonjëherë edhe realizohen…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *