Ekipi i Andorrës e ka seriozisht, mbrojtësi i Escaldes: Kualifikimi është ende i hapur, ne mund ta përmbysim Partizanin

Atletic Escaldes nuk vjen thjesht për shëtitje në Tiranë. Pavarësisht se Partizani e ka fituar ndeshjen e parë dhe diferenca në kualitet mes ekipeve është e madhe, ekipi i Andorrës kërkon kualifikimin historik.

Këtë e kanë shprehur hapur edhe lojtarët e Escaldes përpara ndeshjes që do të luajnë në “Air Albania”. Mbrojtësi Aleix Cistero, që nuk mund të luante në ndeshjen e parë për shkak të dëmtimit, tregohet besimplotë se ekipi i tij do të thotë fjalën e tij në kryeqytetin shqiptar.

“Ne e dimë që kualifikimi është ende një histori e hapur. Jemi të lidhur së bashku dhe do të futemi në fushë për të përmbysur rezultatin. Nëse flasim realisht, mundësitë janë të pakta, por në futboll mund të ndodh çdo gjë”, tha Cistero. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online