Ekipet shqiptare po “mbreterojnë” në Maqedoninë e Veriut, tifozët kuqezinjë janë pa mëshirë ndaj Vardarit

Rivali i përjetshëm i Shkëndijës, Vardari, skuadër që i përket maqedonase dhe ka qeën rivali i përjetshëm i kuqezinjtëve të Tetovës, ka rënë nga kategoria elitare. Nga viti i ardhshëm, Vardari do të luajë në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut. Kjo gjë nuk i ka shpëtuar tifozëve shqiptarë të cilët kanë hapur një baner me shkrimin “Liga e dytë”, në autostradën ku ishte duke kaluar skuadra e Vardarit.

Ky gjest ishte në shenjë hakmarrje ndaj tifozëve maqedonas, të cilët këndojnë shpeshherë kundër shqiptarëve. Rënia nga kategoria e Vardarit është një gëzim mjaft i madh për tifozët e Shkëndijës, çka jep ndjesinë sikur e ka fituar titullin dy herë, duke njohur dhe rivalitetin mes të dyja skuadrave. Për më shumë, sezoni 2020-2021 është fantastik për skuadrat shqiptare, pasi Shkëndija, Shkupi dhe Struga po renditen në tre vendet e para që të dërgojnë në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online