Një analizë e detajuar e “Gazzeta Dello Sport”, ka zbuluar se kush janë ekipet me numrin më të lartë të sparkatave deri më tani në Serie A. Në total janë regjistruar 2071 sparkata, ku vendin e parë ndër ekipet italiane e mban Torino me 123 sparkata.
Skuadra më e “butë” e Serie A është Milani me 69’, por djemtë e Gatuzos kanë një ndeshje më pak së bashku me Xhenoan. Roma dhe Juventus janë ekipet që vijnë pas Milanit në fundin e renditjes së sparkatave, Interi ndodhet në vendin e pestë me 112 sparkata.