Egnatia qendron në krye dhe vendin e fundit nga garë për titull e ndajnë 3 pikë, njihuni me renditjen e “Abissnet Superiore”-s

“Abissnet Superiore” numëron 11 javë kampionat të zhvilluara deri më sot. Garës mes Tiranës dhe Partizanit këtë herë i është shtuar edhe Egnatia. Rrogozhinasit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në vitet e fundit, frutat e së cilës janë duke i marrë me rezultate në fushën e lojës. Egnatia udhëheq tabelën e klasifikimit me 23 pikë të grumbulluara, po aq sa Partizani i vendit të dytë. Megjithatë, të kuqtë kanë një avantazh.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar dhe në 5 javët e fundit janë ekipi që gëzon formën më të mirë në kampionat. Podiumin e plotëson Tirana, ndërsa “final four”-in aktualisht e plotëson Laçi. Por me formulën e re të “Abissnet Superiore“-s, shpresat për titull kampion mbeten gjallë edhe duke u pozicionuar në vendin e 4-t. Diferencat janë të vogla në kampionat, ku vendin e fundit nga zona “final four” e ndajnë vetëm 3 pikë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online