“Egnatia nuk ka vetëm Dwamena-n”! Martini tregon sesi Teuta e mundi: Nuk duhet ta lësh Egnatian të luajë siç ka qejf…

Teuta është rikthyer te një fitore me shumë peshë në Superiore. Ekipi i drejtuar nga Martini ka arritur që të fitojë kundër Egnatias falë golit të Filit. Një super gol që nuk i la asnjë mundësi portierit kundërshtar për të reaguar me gjuajtjen e fort. Pavarësisht tentativave të ekipit të Rrogozhinës, nuk arritën që të dilnin me pikë nga shtëpia e tyre. Kështu Martini vazhdon që të tregojë se është një specialist dhe di sesi ta kthejë Teutën në rrugën e duhur. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Martini: “Jam shumë i lumtur, kemi fituar me shifrat 0-1. Kjo fitore vlen shumë për ne. Edhe sikur të ishte Dëamena, ne do të mbanim një stil loje. Do të vazhdonim që të bënim presion karshi kundërshtarëve. Është e qartë që Egnatian nuk duhet që ta lësh të luajë siç ka qejf ajo, nuk kanë vetëm Dëamena, kanë 3-4 lojtarë të tjerë që janë shumë të mirë. A jam i kënaqur me këtë ekip? Edhe në sezonin e shkuar ekipi ishte ndërtuar përpara se të shkoja unë, por të gjithë e dimë se ku shkuam. Për mua është e rëndësishme që të kemi besim, jo vetëm për të marrë një nga katër vendet e para, por edhe për të shikuar mundësinë e fitimit të Kupës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online