“Egnatia është ekip shumë i mirë”, trajneri i Araratit: E dhimbshme të pësosh në minutën e fundit

Egnatia është larguar me një barazim nga Jerevani. Skuadra nga Rrozozhina shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes, duke i hequr fitoren nga duart Araratit të Armenisë. Goli në fund të sfidës ka lënë një shije të hidhur te trajneri kundërshtar, i cili gjithsesi nuk e humbet besimin. Vardan Minasyan ka folur përpara mediave pas përfundimit të takimit, ku thekson se shanset janë të barabarta në ndeshjen e kthimit.

“Nuk ka asgjë të re për t’ju thënë. Nëse ju kujtohet thashë në konferencën për shtyp para ndeshjes se jemi të kënaqur me atë që po shohim për momentin. Sigurisht, kjo nuk është ajo që duam të shohim, por është e natyrshme që puna e bërë në 3 javë të mjaftojë tani për tani.

Zëvendësimet në pjesën e dytë ishin të detyruara dhe jo taktike. Ka pasur lëndime të ndryshme, ka pasur lodhje. Është e vërtetë që është gjithmonë e dhimbshme të pësosh gol në minutën e fundit, por konsideroj se shanset janë ende 50/50. Në ndeshjen e kthimit do të kemi ndryshim në formacion dhe taktikë. Shanset janë 50/50. Kundërshtari është një ekip shumë i mirë. Do të përpiqemi të kuptojmë se me çfarë shpenzimesh mund të kalojmë në fazën tjetër“, ka deklaruar Vardan Minasyan./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *