Të kesh një shembull përpara sesi të mos përfundosh në të, por rruga të kryqëzohet për t’u përsëritur e njëjtat histori. Që në momentin kur Tirana u shpall kampione e Superiores, te bardheblutë e kishin të qartë: “Nuk duhet të përsërisim Partizanin e pas titullit”. Kjo ishte edhe një nga arsyet më të mëdha të qëndrimit së trajnerit Egbo. Njeriu që i dha suksesin e merituar bardhebluve në sezonin e shkuar, por konkurrenca për t’i marrë vendin ishte e madhe dhe largimi do të bëhej fakt i kryer në disa media sportive. Gjithsesi kur jemi pranë javës së tretë të Superiores, bardheblutë eliminohen nga Kupa e Shqipërisë nga Korabi.
Një disfatë kjo që mund të sjellë edhe shumë ndryshime në staf. Komentatori i njohur Ylli Aga ka guxuar për të thënë se Egbo do të largohet nga Tirana pas këtij rezultati zhgënjyes. E nëse ky vendim do të zyrtarizohej atëherë Tirana përfundon e eliminuar nga Kupa ndaj një kundërshtari modest si Partizani me Besëlidhjen dhe me trajnerin e larguar, dikur Gega dhe tanimë Egbo. Madje bardheblutë do të kishin edhe një largim më tepër pasi iku nga stafi drejtues Arbi Laçi, njeriu që i fali aq shumë talentet që ishin si një “thesar” për bardheblutë. /Sport Ekspres/